Shqipëri

Shënoi 33 gola, dhuratë për ditëlindje i bëjnë… largimin!

Armand Pasha ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Erzenit, por me ndryshimin e stafit teknik si dhe të administratorit të klubit, është vendosur që sulmuesi të largohet nga ekipi. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por tashmë shijakaset duhet të gjejnë zgjidhje për repartin ofensiv, pasi më parë është larguar edhe Aldo Mitraj.

Durrsaku, që sot feston 27-vjetorin e lindjes, ka marrë kështu një “dhuratë” jo dhe fort të mirë. Gjithsesi shumë shpejt ai do të gjejë edhe ekipin e ri, pasi ofertat nuk i kanë munguar edhe në të shkuarën. Në verë Besëlidhja ishte një ndër klubet që e kërkoi me ngulm sulmuesin, por ishte nën kontratë me Erzenin.

Pasha, në dy sezone e gjysmë në të Parën me shijakaset, ka shënuar 33 gola. Sezoni më i mirë ka qenë i shkuari, kur realizoi 20 herë. Në gjysmën e parë të kampionatit aktual ai ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë.

Related posts

PROTESTA PËR VRASJEN E KLODJAN RASHËS/ Lorik Cana: Jam kundër çdo lloj dhune, sidomos ndaj rendit e pronës publike

Delo.autor

NGA AZERBAJXHANI TEK EKIPI I KOSOVËS/ Ku janë sot heronjtë e Beogradit

Delo.autor

DUELI ME SKËNDERBEUN/ Gega: TRASHI gaboi por ka reflektuar, Hoxha jo 100% gati

Isa.Autor

Leave a Comment