Futboll La Liga Sport

Griezmann bën parashikuesin: Fatkeqësi pa MESSIN, “El Clasicon” e fiton ekipi i…

Barcelona mund ta fitojë “El Clasico” edhe pa Lionel Messin, sipas yllit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Messi do të jetë në rolin e spektatorit gjatë supersfidës së të dielës në “Camp Nou”, pasi ka pësuar frakturë në krah, gjatë fitores 4-2 të fundjavës së kaluar në Sevilla. Ky dëmtim do ta mbajë argjentinasin deri në tri javë jashtë fushave të blerta.

Real Madridi ka një vend zhgënjyes (i shtatë) në renditjen aktuale të La Liga-s, katër pikë prapa liderëve të Barçës dhe Espanyol. Në këtë situatë ka spekullime se trajneri Julen Lopetegui do të shkarkohet, pavarësisht nga rezultati në “El Clasico” e nesërme. Fillimi i dobët sezonal i të bardhëve vjen pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, ndërsa klubi nuk bëri asnjë lëvizje për ta zëvendësuar portugezin.

Megjithatë, edhe pa fituesit e 10 “Topave të Artë” në dekadën e fundit, përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit pritet me shumë interes. Griezmann, i cili konfirmoi vendimin e tij për të qëndruar tek Atletico Madrid, pavarësisht interesit të Barçës, pret një ndeshje të fortë.

“Do të jetë një lojë e bukur, si të gjithë “El Clasico”, – tha francezi për ESPN. – Është fatkeqësi, që Messi nuk do të luajë dot me Barcelonën, por katalanasit i kanë lojtarët për të fituar. Real Madridi ka nevojë për një fitore, që të lëvizë përpara. Do të jetë vërtet e bukur për ta parë këtë ndeshje”.

Related posts

E TRISHTË/ Shuhet gazetari i mirënjohur sportiv i Fierit (FOTO)

Delo.autor

34 VJEÇ POR I PANDALSHËM/ Ja pse Ronaldo është atleti më i madh në historinë e futbollit

Delo.autor

AKSIDENTI TRAGJIK NË FORMULA 2/ Ndërron jetë piloti 22-vjeçar… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment