Boks Sport

PUSHTETI I SPORTIT/ Popullariteti i McGregor “thyen” kufinjtë, merr VOTA në zgjedhjet presidencale (FOTO)

Conor McGregor është ndoshta humbësi më i madh i përballjes së 6 tetorit në UFC, por kjo nuk i ka ulur popullaritetin sportistin irlandez.

Ai është sugjeruar nga populli i Irlandes që të zgjidhet president i vendit, ndërkohë që një banor i Dublinit, i njohur si Neil Tolan ka shkuar më tej. Ai ka votuar për yllin e UFC, duke treguar se Conor është shumë më popullor se disa nga kandidatët aktualë.

“Ajo që na nevojitet është një president i vërtetë”, tha Tolan bashkë me një fotografi të votimit të tij, ku dukej qartë vota për Conor McGregor.

Fotografia bëri xhiron e botës dhe grumbulloi më shumë se 7,000 like në internet.

Megjithatë kjo votë nuk do të ketë ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar pasi sondazhet tregojnë se detyrën e numrit 1 të shtetit do ta marrë Michael D Higgins, i cili do të rizgjidhet me gati 60 përqind të votave.

Related posts

Dele Alli: Jam gati për kombëtaren, Botërori shansi i artë për “luanët”

Isa.Autor

Sergio Conceicao në radarin e Interit dhe Lazios!

Sadik.Autor

I PASKA IKUR “TRURI”/ Wanda publikon foto +18, “BOMBA” E ICARDIT ANULON KOMENTET sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment