Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ JUVE do “MAGJIKUN” e BAYERNIT, angazhon agjentin e RONALDOS

Emri i ri në tregun e transferimeve të Juventusit, sipas asaj që raportohet nga “Sportbild”, është një kolumbian i njohur. Më konkretisht, mësohet se drejtuesit bardhezinj janë veçanërisht të vëmendshëm ndaj situatës së James Rodriguez.

Mesfushori i talentuar shpërtheu gjatë Kupës së Botës 2010, prej nga u ble nga Real Madridi. Më tej, nën drejtimin e Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeu”, James Rodriguez pati pak hapësira aktivizimi. Për këtë arsye u huazua me të drejtë blerjeje te Bayern Munich.

Mirëpo, edhe në “Allianz Arena” nuk ndihet komod në këtë sezon, me trajnerin Kovac. Për pasojë, ai dëshiron të largohet nga bavarezët që në janar dhe mund të përfundojë te bardhezinjtë, kampionët e Italisë.

Agjenti Jorge Mendes, i njëjti që tashmë ka sjellë te Juventusi Cancelo dhe Cristiano Ronaldon, është ngarkuar për të vazhduar me operacionin në fjalë. Bayern Munich, megjithatë, nuk ka ndërmend t’i humbasë shërbimet e James Rodriguez në sezonin aktual.

Ndërkohë, për të bërë të vetin kolumbianin, Juventusi duhet të mundë konkurrencën e fortë të disa klubeve të Premier League. Kartoni i James Rodriguez është ende në pronësi të Real Madridit, i cili në verën e vitit 2017 e ka huazuar për dy vite, me të drejtën e blerjes përfundimtare, te Bayern Munich.

Kolumbiani ishte kërkuar fort në Bavari nga Carlo Ancelotti, trajneri i sotëm i Napolit, me të cilin kishte zëvendësuar brazilianin aktual të Juventusit, Douglas Kosta.

Related posts

AUSTRI/ Hamdi Salihi REFUZON rikthimin te SV Ried

Sadik.Autor

MILAN-SAMPDORIA/ Trajneri Piol kërkon të ringjallë shpresat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pështynë arbitrin, Cagliari i bën dëm vetes pas humbjes dramatike me Lazion

Delo.autor

Leave a Comment