Të tjera

Luis Ortiz kërcënon Wilder: Kam për t’ia rrjepur lëkurën

Kobanezi Luis Ortiz, i pamposhtur në ring (28 fitore, 24 me KO dhe 2 ndeshje pa rezultat) ka deklaruar sot se nuk ka aspak frikë nga përballja me kampionin e botës në peshat e rënda, amerikanin Deontay Wilder, duel që do të zhvillohet më 3 mars, në Nju Jork. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, ndaj pritet një përballje interesante edhe pse amerikani, 39 fitore (38 me KO) shihet si favorit. Por kjo gjë nuk e tremb aspak 38-vjeçarin Luis Ortiz, që shprehet se do të jetë gati më 3 mars dhe se do t’i shkaktopjë Wilder humbjen e parë, pavarësisht moshës.

Boksierwt Luis Ortiz dhe Deontay Wilder

 

Ka për të qenë një duel i vërtetë. Kjo sfidë ka për të qenë problemi më i madh në jetë për Wilder dhe jo koha kur u kap me marijuanë në makinë. Unë kam për t’ia rrjepur lëkurën”, tha Ortiz, që më tej vazhdoi: “Unë di vetëm që do të realizoj ëndrrëm time, të jem kampion bote. Jam fokusuar keq tek ky duel, po stërvitem dyfish, dieta ime është e përkryer dhe nuk ka asnjë shans që unë ta humbas këtë përballje”, u shpreh kubanezi Luis Ortiz, që duelin e fundit në ring e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar, kur mundi Daniel Martz me KO në raundin e dytë.

Related posts

ARRITI SUKSESIN HISTORIK/ Majlinda Kelmendi ka një dedikim special: Medaljen ja dedikoj…

Delo.autor

PAS TESTEVE ANTIDOPING/ Kampioni i botës, Briken Calja: Mos na paragjykoni

Delo.autor

DUELI HISTORIK/ Kampioni i peshave të lehta Khabib ARRIN të mposhtë McGregor (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment