Futboll Shqipëri Sport

NGA SIÇILIA ME ZEMER SHQIPËRINË/ Arbëreshët ruajnë traditat dhe me mesazhe!

Gjaku dhe origjina janë diçka që ke brenda teje edhe nëse jeton larg atdheut dhe tokës tënde. Mjafton simbolika, kultura dhe të ruash zakonet e traditën, përveç se gjuhën.

Dhe, në Siçili, aty ku Pllaja e Shqiptarëve, ose në italisht, “Piana degli Albanesi”, delegacioni kuqezi do të udhëtonte kohë më parë, përpara se të ndeshej me Italinë në eliminatoret e Botërorit 2018. Një takim miqësor, për të përuruar edhe traditat dhe për t’u njohur më pranë me një arbëreshët.

Një komunitet që i reziston kohës dhe jo vetëm. Një skuadër futbolli për ata është një motiv më shumë për të dhënë mesazhin: gjuha nuk duhet harruar! Skuadra në fjalë quhet San Giorgio Piana, por në të vërtetë duhet të jetë Pllaja Shën Gjergji.

Merr pjesë te amatorët, në Grupin 1 të Sicilisë, por rëndësi ka pjesëmarrja dhe fakti që në stadium, ose fushën e tyre sportive, një grup arbëresësh janë gjithmonë të pranishëm.

Mesazhe të ndryshme që përcjellin përkatësi për flamurin shqiptar.  Një shembull për t’u ndjekur…

Related posts

SPAL-JUVENTUS/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Floccari

Delo.autor

“TITULLIN ËSHTË MIRË TA MARRIM NË FUSHË”/ Egbo: Nëse ndërpritet atëherë e marrim edhe në…

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asist nga Henderson, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment