Futboll La Liga Sport

TRANJERI I RI I REAL MADRID/ Solari nga tranjer i përkohshëm mund të aktivizohet për disa orë

Real Madrid vazhdon ende të jetë në kërkim të një trajneri të ri. Me Antonio Conte-n që duket se është fshirë plotësisht nga lista, vazhdojnë të përmenden alternativa të reja për të zëvendësuar Julen Lopetegui, me Santiago Solari-n që është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Emri i fundit i përmendur është ai i Marcelino Garcia Toral. Trajneri i Valencias pëlqehet shumë Florentino Perez, i cili e ka në listën e tij që kur ai drejtonte Villarreal.

Florentino sheh tek Marcelino një lider me karakter, të aftë të kontrollojë ekipin dhe jo ekipi atë. Për fat të mirë, Valencia mund ta shkarkojë së shpejti trajnerin, pasi klubi nga Mastella ndodhet në vendin e 14 në La Liga, praktikisht e eliminuar nga Champions League dhe fitoi me vuajtje në ndeshjen e parë të luajtur në 1/16at e Kupës së Mbretit kundër Ebro, skuadër që luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Ndeshja e ardhshme në kampionat kundër Girona-s mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerin , i cili mund të largohet nga Valencia, por mund të punësohet në Madrid vetëm pak orë me vonë.

Related posts

MBETËN JASHTË LISTËS SË CHAMPIONS/ Sarri kërkon t’i shesë në merkaton e janarit dy yjet…

Delo.autor

MERKATOJA KA PËRFUNDUAR/ Por ja si Tirana mund ta federojë sulmuesin Ngo

Delo.autor

SERIE A/ Gattuso: Blerjet e Milan duhet të kenë dëshirë për…

Sadik.Autor

Leave a Comment