Sport Të tjera

LAJM I MIRË/ Xhudisti Akil Gjakova shpallet kampion Europe (VIDEO)

Akil Gjakova është i artë në Kampionatin Evropian U-23.

Xhudisti kosovar vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit, që po mbahet në Gyor të Hungarisë. Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.

Related posts

“VRASËS! NA INFEKTOVE MESSIN”/ E gjithë Argjentina kundër DJ të njohur. Ai publikon provat: Nuk isha unë

Delo.autor

PRAPASKENAT ICARDI-PSG/ Klauzola anti-Juventus, ja shifra që përfitojnë “Zikaltërit” nëse arrihet akordi

Delo.autor

MILAN PA FAT/ Ibrahimovic mposht portierin kundërshtar, por VAR-i dënon “Djallin” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment