Futboll La Liga Sport

RONALDO FENOMENI LIDHUR ME NDESHJEN E LEGJENDAVE TË REAL/ “Ishte ndeshje plot ndjenja”

“Santiago Bernabeu” ishte nikoqir i një ribashkimi të shtunën mbrëma, pasi Ronaldo Nazario u rikthye në Real Madrid me klubin e tij Real Valladolid, i cili humbi 2-0 ndaj kampionit evropian.

Nuk ishte plotësisht ditë e keqe për brazilianin, megjithatë, pasi ai e pranoi mirë humbjen, duke pozuar me presidentin e Madridit, Florentino Perezin, pas ndeshjes.

“Një ndeshje me plot ndjenja, të cilën vetëm një ekip mundi ta fitojë”, shkroi Ronaldo në Twitter.

 “Real Valladolid luajti ndeshje të mirë dhe jemi në rrugën e duhur. Faleminderit Real Madrid për mikpritjen”, shtroi ai.

Pas humbjes, Real Valladolidi ra në pozitën e nëntë në renditjen e La Ligës.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mposhtet nga Shamrok në “Elbasan Arena” dhe eliminohet

Delo.autor

E BUJSHME NË PREMIER/ Zbulohet oferta sekrete e Arsenal, klubi ia mbajti të fshehur futbollistit

Delo.autor

E FUNDIT/ Roma sakrifikon yllin e saj. Vjen oferta nga Leicester

Delo.autor

Leave a Comment