Basketball Të tjera

Euroleague, dominojnë skuadrat vendase, Reali i Madridit fiton të 7-ën rresht

4 fitore vendase në 4 ndeshjet e fundit të raundit të 18-të në Euroleaguen e basketbollit. Vazhdon të kryesojë klasifikimin Cska e Moskës. Skuadra e ruse mori fitoren e 14-të sezonale pasi dominoi me lojë dhe rezultat ndaj turqëve të Anadolu Efes.

110-79, plot 31 pikë në favor të Cska-së në një ndeshje ku amerikani Higgins dhe spanjolli Rodriguez ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për skuadrën ruse.Arriti fitoren e 3-të radhazi edhe skuadra kampione në fuqi e këtij kompeticioni. Në Stamboll Fenerbahce mposhti me rezultatin e ngushtë 67-62 grekët e Panathianaikos duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimin në fazën çerekfinale.

Më miri mbi parket për turqit ishte amerikani Thompson me 14 pikë dhe 7 rebound. Në Euroleague skuadra e momentit është Reali i Madridit. Pas një fillimi jo të mirë, Los Blancos po diktojnë ritmin tashmë me Realin që regjistroi fitoren e 7-të rresht pasi mposhti në derbin spanjoll baskët e Baskonias me rezultatin 75-73 në një sfidë ku diferencën e bëri grupi pasi plot 5 lojtarë të madrilenëve arritën një kuotë pikësh me dy shifra.

Të lehtë e pati edhe Olimpia Milano që në Itali kaloi lehtësisht me shifrat 101-87 spanjollët e Unicaja Malagas. Serbi Nedovic me 22 pikë dhe amerikani Brooks me 19 ishin dy basketbollistët që spikatën më shumë në këtë sfidë

Related posts

MOTO GP/ Zbulohet kalendari i testeve para nisjes së kampionatit

Q.Autor

Federer konfirmon praninë në Roterdam, për t’u shndërruar numri 1

Q.Autor

NBA/ Telashe për Lakers, blerja “big” dëmtohet në gju dhe rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment