Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI EKSPERT: ROMAGNOLI e ndal RONALDON, do të bëhet më i miri në botë

Romanjoli u emërua kapiteni i ri i Milanit gjatë verës dhe ka shpëtuar kuqezinjtë në disa raste këtë sezon, por italiani do të ketë një test shumë të vështirë në fundjavë, pasi do të ketë përballë Ronaldon të dielën.

Por shoku i tij i skuadrës, Kristian Zapata mendon se Romanjoli nuk do e ketë aspak problem përplasjen me Ronaldon dhe beson se mbrojtësi italian do të bëhet lojtari më i mirë në botë në rolin e tij:

“Ne e dimë se do të përballemi me ekipin më të mirë në Serie A dhe gjithashtu në Evropë. Ronaldo është një lojtar i cili mund t’ju dëmtojë nëse i jepni hapësirën më ​​të vogël.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por Romanjoli do ta ndalë, pasi është përmirësuar shumë në vitet e fundit. Shiriti i kapitenit gjithashtu e ka fuqizuar atë. Ai është një udhëheqës i vërtetë. Ai do të bëhet më i miri në botë”,- tha Zapata për kapitenin e Milanit.

Related posts

Messi makthi i ‘Bernabeut’, 14 gola në fushën e Realit

Q.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Lippi: Babai im urrente Juventus-in, kur fitova titullin Avokati më tha…

Delo.autor

SKEDINA E “ÇMENDUR”/ Tifozët anglezë fitojnë me 8 ‎paund shifrën marramendëse…

Delo.autor

Leave a Comment