Futboll Premier League Sport

DERBI I MANCHESTERIT/ Mourinho i shqetësuar, POGBA mungon në stërvitje

Mesfushori francez i Mançester United, Paul Pogba nuk është paraqitur sot në stërvitjen e “Djajve të kuq” dhe Mourinho ka filluar të shqetësohet për 25-vjeçarin. Pogba, pas ndeshjes me Juventusin, la të kuptohej se e dëshiron një rikthim në Torino dhe sipas Mourinhos, mesfushori po bën gjithçka që t’i prishë punët me klubin dhe të largohet në janar.

Gjithsesi, nuk ka ende asgjë konkrete dhe për mediat, të dyja palët kanë ruajtur “sekretin” e tyre, duke u shprehur që Pogba është i dëmtuar dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai mungoi në stërvitje.

Por mediat britanike insistojnë se ka diçka shumë më të madhe se ajo çfarë paraqitet para tyre nga Mourinho dhe Pogba. Po flitet gjithashtu se Mourinho nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mesfushorin francez, çka ka bërë këtë të fundit të mos paraqitet në seancën stërvitore.

Related posts

Eriksen nderon me dygolësh Tottenhamin, Leicester nuk fiton në shtëpi

Sadik.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Shqipëri-San Marino në “Elbasan Arena”. Rezultati 5-0

Delo.autor

NBA/ Boston mposht Clippers psa dy kohëve shtesë dhe prek play off-in

Delo.autor

Leave a Comment