Futboll Shqipëri Sport

FITORE SHPRESE/ Kastrioti zhyt në krizë Kamzën, Nica sjell optimizëm te krutanët

Kastrioti ka zhytur në krizë të thellë ekipin e Kamzës. Skuadra krutane fitoi 3-0 një ndeshje të dominuar nga ata në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Ishte një sfidë që mendohej e kalueshme nga skuadra kryeqytetasve, por ishin vendasit që i dhanë tempin lojës dhe arritën të merrnin pikët e plota. Një fitore e munguar që prej javës së parë të kampionatit. Nica e nis mirë aventurën e tij me krutanët, ndërsa Kamza është në errësirë totale.

Ndeshja nis me Kastriotin në avantazh. Braziliani Roger shfrytëzoi një moment pakujdesie dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 5′. Gol apo autogol nuk kuptohet mirë, por e rëndësishme është që Avydili u detyrua qtë nxirrte sferën nga rrjeta për 1-0. Goli i dha më tepër fuqi skuadrës së Stavri Nicës që u çlirua më shumë. Nga krahu tjetër, Kamza është apaktike dhe e pafuqishme. Pa një trajner në krye të stolit gjithçka është më e vështirë.

Në minutën e 11′ është Okebugwu që dyfishon shifrat. Aksion model i Kastriotit që përfundon me pikën e fundit të takimit te nigeriani që me një goditje të fortë mposht sërish portierin Kuka për 2-0. Pjesa e dytë nuk sjell ndonjë ndryshim në lojë. Ritmi është më i ulët dhe ekipet nuk kanë shumë forcë. Kastrioti arrin të realizojë golin e tretë me anë të Rogerit dhe mbyll takimin në 3-0. Ekipi krutan ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë, ndërsa Kamza në 8 pikë. Takimi i radhës e gjen Kastriotin kundër Laçit, ndërsa Kamzën kundër Kukësit.

Related posts

PLAS POLEMIKA/ Deshamp lejon lojtarët e Francës të takojnë gratë para ndeshjes, trajneri: Vizita lehtëson…

F.autor

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino pozicionohet KUNDËR futbollistit të tij për…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Presidenti i Nantes bën nderimin e veçantë për Emiliano Sala

Delo.autor

Leave a Comment