Futboll Shqipëri Sport

KASTRIOTI shtang ekipet e SUPERIORES/ NICA shpalos planin e triumfit: Ja si e mundëm Kamzën

Kastrioti gjen fitoren e parë pas një kohe të gjatë dhe krutanët nën drejtimin e teknikut të njohur Stavri Nica kanë shpartalluar Kamzën. Kjo ndeshje duket se mund të hap një kapitull të ri në sezonin kaotik të krutanëve. Për Supersport, tekniku Nica deklaroi se si arriti të transformonte skuadrës para ndeshjes me Kamzën.

“Unë mendoj është një hap shumë i mirë. Sepse kur bën lojë dhe merr frytet, vjen siguria dhe qetësia.
Sigurisht, shumë e drejtë. U treguam me skuadrën pragmatistë. Domgjoni e spostuam pak para mbrojtjes, kontrollonte prapavijën. Prishëm aksionet e kundërshtarëve dhe arritëm të kundërpërgjigjeshim. Kjo ishte strategjia jonë.
Formacioni është afërsisht ky. Nuk kam qejf të lëviz shumë. Duhet të ngrihemi më shumë në kontrollin e topit dhe të jemi më goditës në fazën sulmuese.
Sigurisht që ka shumë ndeshje. Duhen menduar të gjitha ndeshjet, ka shumë pikë. Por përgatitja dhe mobilizimi në stërvitje, regjimi stërvitor, dhe kështu duhen të gjithë faktorët për t’u ngjitur lart”, u shpreh Nica.

Related posts

Milani “VRAPON” drejt Championsit: Dyfishin e mesatares së pikëve kundrejt Interit

Q.Autor

55 MILIONË EURO NË SEZON/ Manchester United arrin super marrëveshjen 5-vjeçare me

Delo.autor

LAJM I KEQ/ COVID-19 nuk i shpëton as Buffon, Parma njofton infektimin e ish-portierit të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment