Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Protesta e ashpër ndaj arbitrit, ja sa ndeshje PEZULLOHET HIGUAIN

Gjykata sportive e ka dënuar me dy ndeshje Gonzalo Higuain, i cili mori karton të kuq ditën e diel gjatë ndeshjes mes Milan dhe Juventus për protestën ndaj arbitrit Mazzoleni.

Sulmuesi argjentinas është dënuar për protestë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, për sjellje të pahijshme drejt arbitrit në minutën e 38-të të pjesës së dytë.

Higuain sulmoi arbitrin, duke e kërcënuar dhe duke vazhduar protestën megjithëse në mënyrë të vazhdueshme megjithëse lojtarët në fushë po mundoheshin ta qetësonin.

Sulmuesi i Milan do të mungojë për ndeshjet ndaj Lazio-s dhe Parma-s dhe do të rikthehet për ndeshjen e 9 dhjetorit ndaj Torinos.

 

Related posts

Pato, idhulli i tifozave të Milanit dhe ‘arratisja’ për shkak të dëmtimeve

Q.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me “POKER” ndaj uellsianëve

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Dortmundi merr goditjen e parë nga Augsburg, shfryhen yjet e verdhezinjëve

Delo.autor

Leave a Comment