Futboll La Liga Sport

PLAS TEK BARÇA/ Valverde, i irrituar me Pique: Ku je? Do ta KATARANOSËSH përsëri…

Humbja 4-3 e Barcelonës ndaj Real Betis do të mbetet gjatë në kujtesën e katalanasve. Trajneri Ernesto Valverde u pa mjaft i irrituar me përpjekjet e pabesueshme të Gerard Pique për të gjetur golin e barazimit në fazat përmbyllëse të ndeshjes.

Me kundërshtarin që kryesonte 4-2 dhe Ivan Rakitic të ndëshkuar me karton të kuq, Gerard Pique u spostua lart në fushë, duke braktisur pozicionin e tij si mbrojtës, çka mund ta thellonte më tej disavantazhin. Ish-trajneri i Athletic Club ishte i dëshpëruar me lojtarin në fjalë, sepse donte të shmangte pësimin e më shumë golave.

Ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United mbeti në pozita sulmuese, Valverde u përpoq t’ia dërgonte mesazhin nga stoli, se duhej të tërhiqej. “Eh Gerard, ku je? Do ta katranosësh përsëri, – dëgjohej Valverder duke i thënë. – Të mos pësojmë tjetër gol, Gerard!”

 

Related posts

Kosova ka Federatë, Vokrri i tregon vendin Serbisë dhe Crvena Zvezdës

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Isa.Autor

“E TURPSHME”/ Në Angli tallen me Juven: Shpullë si ajo e Uill Smithit, futbollisti 90 kile bie si një…

F.autor

Leave a Comment