Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus “made in Italy”: Paratici përgatit revolucionin me 3 “YJE”

Juventus është një nga skuadrat që punon më shumë në zbulimin e talenteve të rinj dhe që përqendrohet shumë tek të rinjtë italian. Kështu, për ta konfirmuar këtë gjë, “Zonja e Vjetër”, me Paratici-n në krye, i kanë vënë syrin tre lojtarëve që luajnë në Serinë A.

Në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Milani-t, italiani i vetëm në formacionin titullar ishte kapiteni Georgio Chiellini. Shumë pak për një ekip që, siç thuhet, i ka dhënë shumë kombëtares italiane.

Nëse emri i Frederico Chiesa, sulmuesit të Fiorentina-s, vazhdon të jetë në krye të listës, ata të Nicolo Barella (Cagliari), dhe Sandro Tonali (Brescia), janë emra të rinj. Për sa i takon të parit, Fiorentina ka kërkuar 60 milionë euro për ta lënë të lirë, një shumë e konsideruar e lartë nga Juventus.

Ndërkohë, për Barella intersohet edhe Inter me Roma. Ai ka një çmim më të pranueshëm prej 40 milionë eurosh. Në fund, për djaloshin e talentuar të Brescia-s, i quajtur si “Pirlo i ri”, vlera nuk është përcaktuar akoma pasi është ende i ri, por me perspektivë të madhe.

Kështu, Massimiliano Allegri mund të ketë në dispozicion një skuadër të rinovuar, të rinj dhe sigurisht më shumë italian.

Related posts

Valverde tregon sa e komplikuar është ta fitosh titullin në Spanjë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Hamilton e mbyll sezonin si kampion, triumfon në Abu Dhabi

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sterling mendon largimin nga Manchester City, ja dy klubet e mëdha që monitorojnë situatën…

Delo.autor

Leave a Comment