Futboll Seria A Sport

IBRA 1 HAP LARG/ Ja formacioni i FRIKSHËM i MILANIT pas merkatos së JANARIT

Cilat do të jenë përforcimet e Milan në merkaton e janarit? Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, kuqezinjtë kanë disa objektiva dhe, pasi kanë siguruar mesfushorin 21-vjeçar Paqueta, pritet të përforcojnë edhe repartet e tjerë.

Për sa i takon mbrojtjes, emri në krye të listës është Rodrigo Caio i San Paolo-s, i kërkuar edhe në të kaluarën. Duhet një përforcim edhe në mesfushë, duke parë se Biglia nuk do të jetë në dispozicion për 4 muaj dhe se Bonaventura mund të mungojë gjithashtu për një kohë të gjatë.

Mes objektivave të “Djallit” janë Stefano Sensi i Sassuolo-s dhe Lobotka i Celta Vigo-s. Në fund, emri i preferuar për sulmin mbetet Zlatan Ibrahimovic. Gjiganti suedez nuk e ka harruar Milanon, por rikthimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë.

Related posts

FAVORITËT FSHIHEN/ Formula 1 kërkon mbretëreshën 2026

F.autor

THUR ELOZHE PËR BOMBERIN LUKAKU/ Trajneri i kombëtares belge: Ai është në momentin e tij më të mirë të karrierës

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kastrioti e nis mbarë, Luftëtari bie në shtëpi, vendos një penallti

Isa.Autor

Leave a Comment