Futboll La Liga Sport

REALI BËHET “DIGË”/ BALE shqetëson Uellsin, do të MUNGOJË ndaj Shqipërisë SEPSE…

Gareth Bejl me shumë gjasa nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren e ditës së martë. Edhe pse është pjesë e listët së trajnerit Rajan Giga, ylli i Realit të Madridit, pritet të aktivizohet vetëm në ndeshjen zyrtare ndaj Danimarkës, dhe më pas ai do të kthehet në Spanjë.

Kjo për shkak të një dëmtimi që 29-vjeçari pësoi në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Selta Vigos. Mjekët po bëjnë të pamundurën që ai të jetë në fushë ditën e nesërme në sfidën që Uellsi do të luaj ndaj Danimarkës, teksa më pas është menduar të mos sforcohet për miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Të gjithë ata tifozë shqiptarë që do të shkonin në “Elbasan Arena” për të parë Gareth Bejlin nga afër me shumë gjasa janë zhgënjyer dhe duhet të presin edhe ca kohë. Pse jo një ndeshje zyrtare në eliminatoret e Europianit.

 

Related posts

SFIDA KUALIFIKUESE TË “EURO 2020″/ Veseli optimist: Do të përqëndrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi…

Delo.autor

Mesfushori i Juventusit drejt largimit, është mes Monakos dhe SHBA-së

Isa.Autor

Babai i Behramit zbulon politikën e zviceranëve: Trajneri zbatoi urdhrin e shefave, tani Valoni ndihet…

Isa.Autor

Leave a Comment