Futboll Ligue 1 Sport

SKANDALI/ PSG në telashe, akuzohet për racizëm në Francë

Klubi i PSG-së është përfshirë në një skandal racizmi. Gazeta L’Equipe” ka publikuar sot një artikull ku tregon për përcaktimet raciste që vëzhguesit bëjnë për futbollistët e moshave: BC për të bardhë, Bk për të zi, Br për arab, M për të përzier dhe në fund As për aziatik.

Këto shkurtime raciste sipas gazetës franceze shënoheshin në skedat e futbollistëve të ekipeve zinxhir. Në bazë të këtij sistemi është formuar një regjistër etnik, i lidhur me atë të karakteristikave fizike dhe të cilësisë së lojtarëve të rinj

Klubi i paraqiti Ministrisë së Sporteve më Francë, një raport të brendshëm në lidhje me praktikat sa i përket vlerësimit të lojtarëve të ekipeve zinxhir. Nëpërmjet administratorit të deleguar, Jean Claude Blanc.

Ligji në Francë parashikon deri në 5 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për këto që mbledh apo trajton të dhëna të karakterit personal që përfshijnë direkt apo indirekt vlerësimet racore apo etnike të personit.

Related posts

Samuel Eto’o: Salah, në të njëjtin nivel me Messi dhe Ronaldo

Q.Autor

Vettel polemizon për kalimin e Ricciardo te Ferrari!

Sadik.Autor

SËRISH PROBLEME/ “Dhimbje koke” për Shehin, titullari i Tiranës rrezikon dy derbit ndaj Dinamos

Delo.autor

Leave a Comment