Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI ka përzgjedhur yllin e Chelseas për JANARIN, Leonardo vijon tratativat

Milan vijon të vuajë një numër të madh dëmtimesh teksa kuqezinjtë sipas të gjitha gjasave do të futen fuqishëm në merkaton e janarit për tu përballur me këtë situatë shumë delicate. Në këtë kuadër, Leonardo dhe Maldini kanë nisur që tani punën me qëllimin e tyre që është përforcimi i kontigjentit me të paktën 2-3 prurje të reja në fillim të vitit 2019. Referuar burimeve të “Calciomercato.com”, duket se Leonardo ka nisur kontaktet me ndërmjetësuesit e Fabregas për të zbuluar situatën.

Kontrata e spanjollit te Chelsea është shumë pranë skadimit dhe mesfushori konsiderohet mes lojtarëve në ikje nga Blutë e Londrës. Paredes dhe Lobotka janë opsione të tjera, por duket se Fabregas mund të jetë lëvizja më e lehtë për tu realizuar në këtë momet. Milan është i interesuar për Fabregas por mbetet ende për tu përcaktuar formula ideale për kuqezinjtë dhe Chelsean gjithashtu. Drejtuesit e Milan duhet të konsiderojnë edhe mënyrën me të cilën do të reduktojnë pagat e larta që përfiton spanjolli. Pavarësisht këtyre dilemave ende të pazgjidhura, transferimi i Fabregas te kuqezinjtë nuk duket më një mision i pamundur.

Related posts

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: Është shumë e vështirë për mua pas kaq vitesh

Delo.autor

FOTO/ Vdes para ndeshjes sportisti i njohur, shoferi i dehur e shtyp me makinë

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan ndryshon pronar, Miliarderi i famshëm ëndërron “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment