Futboll La Liga Sport

PO JETON ËNDRRËN FANTASTIKE/ Modric: Nëse nuk fitoj “Topin e Artë” do të…

Luka Modric insiston se nuk është aspak i varur nga dilema nëse do të jetë ai që do të fitojë ose jo trofeun e “Topit të Artë 2018”. Viti i jashtëzakonshëm i mesfushorit kroat u trazua jo pak të dielën, kur Anglia përmbysi disavantazhin, duke mundur Kroacinë me rezultatin 2-1, për të detyruar kroatët dhe Mordic që të dalin nga Liga A, për të rënë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, kjo goditje nuk do të zhdukë shkëlqimin e një viti në të cilin kroati Modric ngriti lart në qiell trofeun e Champions League me Real Madrid, duke udhëhequr edhe Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi, për tu mundur nga Franca.

Arritje për të cilat Modric u shpërblye me trofeun e “Topit të Artë” në Kupën e Botës “Rusi 2018”, gjithashtu edhe duke u përzgjedhur “Futbollisti i Vitit” në ceremoninë e “FIFA Football Awards”, ndërkohë që tashmë janë të shumtë ata që e shohin si kandidatin kryesor për të fituar edhe trofeun e “Topit të Artë”, duke thyer dominimin 10-vjeçar të Messi e Cristiano Ronaldo. Gjithsesi vetë Modric duket se nuk është shumë i varur nga trofeu. “Do të shohim. Jam i nderuar që të jem në garë për këtë trofe të rëndësishëm. Nëse ndodh që ta fitoj, atëherë askush nuk do të jetë më i lumtur se unë, por nëse nuk fitoj, asgjë nuk do të ndryshojë. Viti im ishte madhështor dhe kaq”, deklaroi Modric për “talkSPORT”.

Related posts

Seria A, pa VAR Juventus do të ishte në arratisje

Q.Autor

KUJTON MAKTHIN/ Milik: Nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar te Napoli

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment