Futboll Shqipëri Sport

Dominojnë miqtë edhe në “Elbasan Arena”, tifozët braktisin kombëtaren (FOTO)

Humbja me Skocinë ka krijuar një klimë aspak të mirë edhe te tifozët e skuadrës sonë përfaqësuese. Nuk kishte ndodhur kurrë që në “Elbasan Arena” të kishte një numër kaq të vogël tifozësh si edhe sot në miqësoren ndaj Uellsit.

Duket qartë se edhe në këtë sfidë janë miqtë ata të cilët dominojnë, ndërsa bien në sy vetëm tifo-grupi “Tifozët kuqezi”, por edhe këta ndryshe nga takimet e shkuara, sot janë shumë të paktë në numër.

Ballorja, apo dhe anësoret janë thuajse bosh, çka tregon qartë se sfida e sotme do të luhet në një klimë mjaft të ftohtë, jo vetëm për shkak të temperaturave, por edhe nga ambienti dhe mungesa e theksuar e ultrasve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.

Related posts

LAPORTA SULMON GRIAZMANN/ Presidenti i Barçës flet edhe për të ardhmen e Koeman

Delo.autor

BARAZIMI NË KUPËN E ITALISË/ Ja numrat e frikshëm të Milanit që ka mbyllur “portën” në 2019

Delo.autor

AKUZOI YLLIN E MILANIT PËR SULM SEKSUAL/ Ja çfarë i ndodh modeles Luisa Kremleva

Delo.autor

Leave a Comment