Formula 1 Të tjera

Gara e Abu Dhabit/ Alonso: Rikthehem vetëm nëse do të jem një njeri i dëshpëruar

Gara e Abu Dhabi do të jetë e fundit në Formula 1 për Fernando Alonso, 2 herë kampionin e botës, që ka vendosur të mos garojë më në pistat e Formula 1. Spanjolli ka deklaruar me kohë largimin e tij nga McLaren në fund të këtij sezoni. “Dera me Formula 1 nuk është e mbyllur plotësisht, pasi nuk e di se si do të ndihem vitin tjetër. Ndoshta, nëse do të jem i dëshpëruar në divan, do të rikthehem. Gjithçka do të varet nga unë. Nëse do të rikthehem, do të jetë një motiv personal”, tha Alonso.

Më tej, pilot spanjoll shprehet: “E di që të dielën në pistë do të kem emocione. Kam 15 vite në Formula 1 dhe kam kaluar shumë emocione, momente të bukura dhe më pak të bukura. Kujtimet më të mira i kam me njerëzit që kam njohur në këto vite, me të cilët kam punuar. Kujtoj gjithçka, gara, aksidente, strategji gare, mekanikë, kolegë etj. Unë kam dhënë gjithnjë maksimumin në pistë, duke u përpjekur të ndihmoj më të rinjtë dhe argëtuar fansat”, u shpreh Fernando Alonso.

Related posts

NJË TJETËR SCHUMI NË FERRARI/ Mick Shumcher në Akademinë e Pilotëve, ja mirëpritja zyrtare e Mattia Binotto

Delo.autor

Luis Ortiz kërcënon Wilder: Kam për t’ia rrjepur lëkurën

Q.Autor

F1 “BOTËRORI 2019″/ Mercedes kërcënon: Ja çfarë do të ndodhë pas 1 jave në Australi

Delo.autor

Leave a Comment