Bayern Munichu me shumë gjasë do ta lërë James Rodriguezin që të kthehet në Real Madridi nga huazimi, pastaj Juventusi do ta transferojë kolumbianin për 42 milionë euro.
27-vjeçari momentalisht është jashtë fushave për shkak të lëndimit të marrë në ligament të gjurit.
Ai është duke e kaluar vitin e dytë si i huazuar në Gjermani, dhe sipas raporteve të fundit Bayerni ka vendosur që mos ta mbajë lojtarin, duke e kthyer lojtarin te Real Madridi.
Dhe pasi për të nuk ka vend në Madrid, Juventusi do të tentojë transferimin e tij vetëm për 42 milionë euro.
Në 11 ndeshje të këtij stinori, James ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.