Futboll Seria A Sport

PO ZHGËNJEJNË/ ROMA bie në UDINE dhe komplikon rrugën drejt zonës Champions

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit argjentinas Rodrigo De paul, që Udinese të dilte me pikë të plota nga sfida e zhvilluar në Friuli përballë Romës.

Bardhezinjtë u rikthyen kështu te suksesi, në sfidën e parë nën drejtimin e trajnerit Davide Nicola, i cili u ul në stolin e skuadrës rreth 10 ditë më parë.

Nga ana tjetër, Roma konfirmoi edhe njëherë se po kalon një sezon të komplikuar dhe nuk arriti të shfrytëzojë ndeshjen direkte mes Lazios dhe Milanit, për t’u rikthyer në zonën Champions të renditjes.

Trajneri Di Francesco u besoi sulmuesve të rinj Schick dhe Kluivert nga minuta e parë, por as aktivizimi i Dzekos me Under, nuk ndryshuan fatin e takimit.

Related posts

RIVALITETETI I NJË DEKADE/ Messi: Juventusi është shumë më e mirë me CR7, ata janë…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Suedia shënon golin e parë ndaj Gjermanisë

Sadik.Autor

“KËRKOJ DURIM NGA TIFOZËT”/ Flet Giampaolo: Duhet edhe pak kohë për të treguar…

Delo.autor

Leave a Comment