Futboll Sport

RRUGËTIMI SI TRIUMFUES/ Maradona vijon të MAGJEPSË me Dorados, sigurojnë FINALET e play off-it (VIDEO)

Diego Armando Maradona vazhdon rrugëtimin e tij triumfues me skuadrën e Dorados, që sot është kualifikuar për në finalet e play off-it në “Liga Ascenso”, Divizioni i dytë i kampionatit meksikan të futbollit. Sot, skuadra e Dorados u mund 0-1 në fushën e saj, në ndeshjen e dytë ndaj Juarez, por falë fitores 2-0 në takimin e parë, ekipi i Maradonës avancon në finalet e play off-it.

“Kjo është finalja ime e parë me këtë fanellë, me këta lojtarë të mrekullueshëm dhe çelësi i këtij suksesi është puna e madhe që kemi bërë gjatë këtyre muajve”, tha Maradona pas ndeshjes. Askush nuk e priste këtë kualifikim, pas Juarez e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, ndërsa Dorados në të shtatin.

“Nuk bëjmë asnjë magji, por vetëm disiplina na ka çuar në këto nivele dhe këtë gjë djemtë e kuptuan që në seancën e parë stërvitore së bashku”, tha më tej Maradona. Pas kualifikimit festë e madhe në dhomat e zhveshjes, ku nuk mungoi edhe trajneri argjentinas, që çmendi të gjithë me vallëzimin e tij.

Diego Armando Maradona e mori drejtimin e ekipit në javën e tetë, ku skuadra renditej në vendin e 13-të dhe e mbylli sezonin e rregullt në vendin e shtatë, duke siguruar play off-in. Në finalet e play off-it, skuadra e Dorados do të luajë me fituesin që do të dalë nga sfida mes Atletico San Luis dhe Atlante (Atletico ka fituar 3-0 ndeshjen e parë).

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta legjenda e Tiranës… (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lukaku ishte shumë i rëndë për Manchester United, ja shkaku

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Messi është titullar në këtë super ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment