Champions League Futboll Sport

E FRIKSHME/ Tifozët e AJAX përleshën ASHPËR me mbështetësit e AEK-ut (VIDEO)

Huliganizimin e pamë në Argjentinë në ndeshjen mes Riverit dhe Bokës, por edhe në Europë është përhapur në masë. Një mbrëmje e trazuar në Athinë, teksa tifozeria e AEK-ut dhe ajo e Ajaksit janë konfrontuar para ndeshjes së Champions-it që këto dy ekipe do të zhvillojnë.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka evituar përplasjen fizike, pasi fillimisht tifozeria mike është afruar te selia e tifozëve të AIK-ut dhe ka hedhur disa flakadanë. Rreth 200 tifozë holandez kanë udhëtuar drejt Greqisë, por numri i tifozëve që kanë krijuar incidentin më i lartë dhe nga se mësohet edhe disa mbështetës të Panathinaikosit janë bashkuar me mbështetësit e Ajaksit.

Në video shihet se ka qenë një situatë mjaft e tensionuar dhe është dashur një numri i lartë i forcave të policisë për të kryer qetësinë në rrugët e Athinës.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Sabina Mete rrëfen prapaskenat e ndeshjes me Francën në “Air Albania”. Ja cila moderatore më pëlqen

Delo.autor

(VIDEO) ​12 vjeçari i Realit që po i çmend të gjithë

Q.Autor

Nata magjike e Botërorit, presidenti Macron “surprizon” ekipin përfaqësues

Isa.Autor

Leave a Comment