Futboll Sport

GOL MBRESLËNËS/ Messit nuk i duhet Topi i Artë, gjithçka që bën në fushë është e artë (VIDEO)

Vetëm disa ditë pasi ai ia futi nën këmbë topin në mënyrë të mrekullueshme Filipe Luisit të Atletico Madridit, Lionel Messi ka arritur ta dëshmojë talentin e tij përsëri, tani duke e shënuar një nga golat më të mirë personal në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi i dribloi mbrojtësit e PSV Eindhovenit, para se ta mposhte portierin Jeroen Zoet. Kjo gol ishte edhe më mbresëlënëse pasi që Messi arriti ta mposhtë portierin në shtyllën e parë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e kam idenë si arriti ta shënojë atë gol Messi”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pas ndeshjes të cilën klubi katalonas e fitoi me rezultat 2-1, duke e siguruar kualifikimin nga vendi i parë në fazën e grupeve.

 Megjithatë, Valverde nuk ishte i vetmi që mbeti gojëhapur nga goli i Messit. Një tifoz i argjentinasit, e shprehu adhurimin e tij për futbollistin, duke thënë se për të nuk është me e rëndësishme që Messi të fitojë çmime, pasi që ai e dëshmon veten në fushë.

“Kjo është arsyeja pse nuk i marr seriozisht këto çmime më. Kujt i duhet një Top i Artë kur gjithçka që prek në fushë, e shndërron në të artë”, shkruan një tifoz i Messit, @InspiredByMessi, në llogarinë e tij në Twitter.

Messi e ka fituar Topin e Artë pesë herë, mirëpo është pothuajse e pamundur që ai ta fitojë këtë çmim këtë vit, përkundër paraqitjeve mbresëlënëse që pati sezonin e kaluar. Luka Modrici pritet ta fitojë çmimin më 3 dhjetor, dhe konkurrentët e tij më të mëdhenj raportohet se janë Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Kylian Mbappe.

Related posts

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, zbulohet ekipi i ri i mesfushorit Ferati

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Portieri Donnarumma drejt PSG, por me huazim 1 vjetor…

Delo.autor

Leave a Comment