Futboll Ndeshjet Live Sport

I ABONUAR ME GAFAT/ Të gjithë duart në kokë, Karius pëson gol si FËMIJË (VIDEO)

Ish-portieri i Liverpulit, Loris Karius është një nga futbollistët më të njohur në botë dhe jo për aftësitë e tij. Gafat e bëra në finalen e fundit të Champions League do të mbesin gjatë në memorien e shumë njerëzve dhe vështirë se Karius do të arrijë të luajë më në nivele të larta.

Sot, në takimin mes Sarpsborgut dhe Beshiktashit, Karius na kujtoi sërish se pse Liverpuli e largoi drejt Beshiktasit. Gjermani pësoi 2 gola në 6 minutat e para të sfidës dhe për të dy pësimet, faji qëndron mbi të.

Një dalje e pastudiuar te goli i parë dhe një “ngrirje” kur kundërshtari shënon nga 40 metra kanë bërë që Karius të rikthehet sërish në qendër të kritikave, por dhe të talljeve në rrjetet sociale.

Related posts

Nuk është më në planet e Francës, Kondogbia gati të ndryshojë kombëtaren

Isa.Autor

“Dridhet” Barcelona! Real Madridi futet në garë për sulmuesin francez

Sadik.Autor

VENDIMTAR ME PRITJET E TIJ/ Lazio përgatit rinovimin dhe dyfishim page për Strakoshën

Delo.autor

Leave a Comment