Futboll La Liga Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Maradona një hap larg ËNDRRËS, Dorados fiton FIANLEN e…(VIDEO)

Më në fund duket se Maradona po tregon se mund të bëjë magji edhe si trajner, pas dështimeve në Argjentinë po Emiratet Arabe.

Ish-Pibe de Oro është një hap larg ngjitjes në Liga MX në Meksikë, sepse të enjten në mbrëmje ekipi i tij Dorados de Sinaloa fitoi 1-0 finalen e vajtjes në play-off kundër Atletico San Luis.

Një gol nga Rivera në minutën e 73-të siguroi fitoren që vlen shumë për Dorados, sepse në ndeshjen e kthimit do të mjaftojë barazimi për t’u ngjitur në elitë.

Maradona e mori Dorados në vendet e fundit të renditjes në sezonin e rregullt, e kualifikoi për në play-off me 7 fitore, 2 barazime e 1 humbje dhe në 11 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm një herë, 1-0 ndaj Juarez në gjysmëfinale, humbje pa pasoja sepse fitorja 2-0 në vajtje siguroi kualifikimin.

Related posts

KORONAVIRUSI/ 4 skuadra të NBA-së marrin vaksinën anti-Covid në mes të kampionatit

Delo.autor

Klopp i “trembet” sfidës me Arsenal: Çdo rival synon të na vërë stërkëmbëshin

Delo.autor

MBAPPE FAVORIT/ Njihuni me nëntë kandidatët e tjerë për çmimin “Futbollisti më i mirë U-21”

Isa.Autor

Leave a Comment