Futboll Ligue 1 Sport

“NË KËRKIM TË LUMTURISË”/ Moura: Me Emery kam kaluar 7 muajt më të vështirë të jetës sime

Po të ishte një film do të titullohej “Në kërkim të lumturisë”. Aktori protagonist do të ishte Lucas Moura. Personazhi negativ? Unai Emery! Nga janari i 2013-ës deri tek ai i 2018-ës, jeta e brazilianit në Paris ka patur shumë ulje-ngritje: në fillim ka ardhur përshtatja me futbollin europian pas shpërthimit te Sao Paulo, më pas koleksionimi i trofeve (katër tituj në Ligue 1, katër Kupa të Ligës dhe tre Kupa të Francës) dhe, në fund, errësira totale.

Faji i blerjeve të Neymar dhe Mbappe? Ndoshta, por braziliani, i rilindur te Tottenham-i i Pochettino-s, nuk e ka drejtuar gishtin nga konkurrenca që ka patur në muajt e fundit në Francë, por nga ai që e ka lënë në harresë pa asnjë shpjegim: trajneri Unai Emery!

Këtë të diel, Tottenham-i do të ndeshet me Arsenal-in dhe askush nuk mund të jetë më i lumtur se Lucas Moura. Siç ka raportuar “Mirror”, braziliani ka shpjeguar për ESPN Brazil se ka jetuar një ferr të vërtetë te PSG nën drejtimin e trajnerit aktual të “Topçinjve”:

“Dua t’i harroj sa më shpejt muajt e fundit në Francë. Kanë qenë më të vështirët e jetës sime. Preferoj të kujtoj katër vitet gjatë të cilëve kam qenë i lumtur në  Paris, kur kam fituar disa trofe. Viti i fundit më ka shërbyer për të mësuar dhe për t’u rritur. Tani jam më i fortë”, ka thënë Moura.

Braziliani pret me padurim të marrë revanshin e tij ndaj ish-trajnerit në derbin e Londrës: “Te PSG nuk më ka dhënë një shpjegim për lënien jashtë formacionit. Por unë nuk dua të shoh mbrapa, dua të mendoj për të ardhmen dhe të fitoj këtu”.

E kaluara me Emery nuk është e lehtë për t’u harruar, por e tashmja me Pochettino-n te Tottenham nuk mund të ishte më e mirë. Dhe Moura nuk do ta ndërronte skuadrën e tij të re me asgjë në botë: “Këtu jam i lumtur. Besoj te ky klub dhe mendoj se mund të fitojmë titullin në Premier League. Detyra jonë është të punojmë dhe të kemi gjithmonë besim”.

Një ekip i madh që drejtohet nga një trajner i cili i bën  të gjithë të ndihen të rëndësishëm, por jo vetëm: “Këtu ka lojtarë të mëdhenj”. Një mesazh për Mbappe dhe Neymar? Mes rreshtave ndoshta… në pritje për t’i sfiduar ish-shokët e ekipit në Europë. Ndërkohë, hakmarrja ndaj Emery mund të vijë këtë fundjavë para publikut të “Emirates Stadium”.

Related posts

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Delo.autor

Ka festë në “San Siro”/ Milan “shpëton”, Yonghong paguan 10 milionë euro…

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Flet talenti brazilian: Ëndrra ime është të luaj në…

Delo.autor

Leave a Comment