Formula 1 Të tjera

PAS DOMINIMIT NË FORMULA 1/ Wolff: Sezonin tjetër do të shihni një Mercedes dhe Hamilton të ri

“Të jemi realistë, Lewis ka pilotuar më fort dy garat e fundit, pasi fitoi titullin kampion. Kjo është diçka e çuditshme për një pilot, por në bisedat që bënim më tregonte se nuk ndihej i kënaqur vetëm me fitoren e titullit kampion për pilotë. Ai synonte që t’i jepte edhe makinës Mercedes titullin kampion, si një detyrim karshi nesh”, tha Toto Wolff, duke rrëfyer disa sekrete të pilotit britanik Lewis Hamilton, që këtë vit fitoi titullin e pestë kampion për pilotë.

Më tej, shefi i makinës Mercedes tha: “Lewis dukej më i lumtur pasi fituam titullin kampion për konstruktorë se sa kur fitoi titullin për pilotë. Nuk e hoqi këmbën nga gazi deri në momentin e fundit. Për mua ky është Lewis i ri, që do të shohim edhe në vitin 2019, fitues dhe që nuk dorëzohet deri në fund bashkë me makinën Mercedes.

Edhe makina gjermane Mercedes fitoi titullin e pestë kampion radhazi për konstruktorë, duke konfirmuar dominimin e saj në Botërorin e Formula 1, ashtu sikurse bënte Ferrari një dekadë më parë me Michael Schumacher. Hamilton fitoi titullin kampion në Meksikë, dy gara para se të mbyllej Botërori.

Related posts

Për herë të parë zgjidhet kryetar shqiptar në Federatën Xhudo të Maqedonisë

Sadik.Autor

Real Madrid mposht pa probleme Anadolu Efes, Panathinaikos fiton në shtesë

Q.Autor

VIDEO SKANDALI/ Djokovic me shokë këndojnë këngë nacionaliste: T’i Kosovë…

F.autor

Leave a Comment