Moto GP Të tjera

MOTO GP/ Skuadra KTM shet motorët e garës për 250 mijë euro

Të zotërosh një motor të garave të Moto GP tashmë nuk është më një ëndërr por një realitet. Skuadra KTM, që në garën e fundit sezonale në Valencia arriti të ngjitet në podium me pilotin spanjoll Pol Espargaro, ka vendosur të nxjerrë në shitje dy motorët e saj zyrtare RC16, që u përdorën nga pilotët e saj gjatë këtij sezoni (2018).

Çmimi i një motori është 250 mijë euro dhe në të përfshihen edhe tuta e garës së pilotit, kokorja e pilotëve e autografuar si dhe mundësia që blerësi i motorit të ndjekë “live” nga bosket e skuadrës KTM një garë të Botërorit 2019 të Moto GP. Çmimi mund të duket pak i lartë për një motor, por mos harroni, bëhet fjalë për një motor të Moto GP.

Related posts

HISTORIKE NË KËRCIM ME SHKOP/ Atleti Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Delo.autor

“ËNGJËLLI MBROJTËS” I HAMILTON/ Bottas: Kam sakrifikuar shumë për Mercedes

Isa.Autor

Lorenzo: Nuk ndihem komod, por s’largohem nga Ducati

Sadik.Autor

Leave a Comment