Futboll Sport

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ A është i kënaqur Duka me shortin? Ja çfarë thotë

Në Dublin ka qenë i pranishëm e dhe Armando Duka ku ka ndjekur ‘live’ shortin për eliminatoret e Euro 2020.

Ai ka folur për grupin që dëshironte të shmangte dhe për mundësi që kemi për tu kualifikuar.

Shorti – ” Jam më shumë i kënaqur, se i pakënaqur nga shorti. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandë. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë. Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë”.

Kreu i FSHF-së tregoi se si po e përjetohet grupi i Kosovës nga Federata e tyre. “Jam në tavolinë me stafin e Kosovës dhe janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë. Mendojnë se do e fitojnë edhe në “Ëembley”. Zëvendëstrajnerit po qesh, ndërsa presidenti Ademi e ka shumë seriozisht”.

 

Related posts

Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë do të bëjnë drejtuesit e Milanit

Sadik.Autor

SUSO SHKATËRRON PORTËN/ MILANI dyfishon rezultatin me Sassuolon (VIDEO)

Isa.Autor

PRITI PENALLTINË E SOUTHGATE NË 1996/ Köpke: Pushtojmë “Wembley”, stadiumi më drithërues ku kam…

Delo.autor

Leave a Comment