Futboll Seria A Sport

ORGANIZATA PËR LOJTARËT ITALIAN AIC/ Kjo është skuadra më e mirë në Serie A për sezonin 2017-18…

Skuadra e Serie A për sezonin 2017-18 përfshin katër lojtarë të Juventusit, dy të Lazios, dy ish lojtarë të Romës, me lojtarë të Interit dhe Napolit që po ashtu janë në këtë skuadër.

Sot organizata për Lojtarët Italian AIC ka lajmëruar në një gala mbrëmje për ekipin e tyre më të mirë.

Joao Cancelo kaloi sezonin me Interin, por ai kaloi në Juventus gjatë verës, duke ju bashkuar Giorgio Chiellini, Alex Sandro, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala, që janë në formacionin më të mirë.

Fituesit e Capocannoniere, Mauro Icardi dhe Ciro Immobile janë zgjedhur për sulmin, me serbin Sergej Milinkovic-Savic që po ashtu përfaqëson Lazion.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është i vetmi lojtar mbrojtje që then hegjemoninë e Juventusit.

Tifozët e Romës kanë mbetur me shije të hidhur pasi që dy lojtarët në skuadrën e vitit për sezonitn 2017-18 nuk janë më pjesë e tyre, me Alisson Becker që është në Liverpool dhe Nainggolan që u shit në Inter.

Gianluca Rocchi është emëruar gjyqtari më i mirë në Serie A, me talentin e Brescia, Sandro Tonali që është shpallur talenti më i mirë i Serie B.

Max Allegri ka marrë titullin trajneri i vitit për vitin 2017-18, kurse Juventus është shpallur zyrtarisht si skuadra më e mirë.

Skuadra e vitit për sezonin 2017/18 në Serie A: Alisson (Roma); Cancelo (Inter), Koulibaly (Napoli), Chiellini (Juventus), Alex Sandro (Juventus); Pjanic (Juventus), Milinkovic-Savic (Lazio), Nainggolan (Roma); Dybala (Juventus); Icardi (Inter), Immobile (Lazio).

Related posts

Eric Bailly drejt largimit nga Man United, e duan RIVALËT E PREMIER LEAGUES

Isa.Autor

“VIRUSI MË I KEQ ËSHTË JUVENTUS”/ Tifozët e Napolit shfryjnë ndaj bardhezinjve pas humbjes 3-0 në tavolinë (FOTO)

Delo.autor

Bajerni arrin përmbysjen, Alkantara shënon me kokë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment