Përderisa Luka Modrici e fitoi Topin e Artë mbrëmë, duke i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ishte i zënë duke i luajtur video-lojërat “Call of Duty” dhe “Battlefield” në uebsajtin Twitch.
Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Topin e Artë këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe verës shkoi deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë.
Mirëpo, në këtë ceremoni nuk mori pjesë Neymari, e madje as nuk e shikoi atë nga televizioni, pasi që ishte i zënë duke luajtur video-lojërat online. Shume persona filluan ta shikonin transmetimin direkt në Tëitch ku po luante Neymari, megjithatë ai vdiq vetëm disa minuta pasi e filloi lojën.
Përderisa Luka Modrici e fitoi Topin e Artë mbrëmë, duke i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ishte i zënë duke i luajtur video-lojërat “Call of Duty” dhe “Battlefield” në uebsajtin Twitch.
26-vjeçari u listua në pozitën e 12-të në garën për ta fituar Topin e Artë, prapa futbollistëve si Harry Kane i Tottenhamit, Raphael Varane i Real Madridit dhe bashkëlojtarit të tij në PSG, Kylian Mbappes, i cili e fitoi trofeun Kopa.
Megjithatë, ky rezultat nuk e shqetësoi aspak brazilianin, i cili përderisa zbulohej renditja, po luante “Call of Duty” me bashkëlojtarët e tij, Thiago Silva dhe Marquinhos.
Neymari nuk është i vetmi futbollist i cili ka bërë transmetime direkte në Twitch duke luajtur video-lojëra, pasi që edhe Zlatan Ibrahimovic, Dele Alli e Harry Kanë e kanë provuar këtë gjë disa herë gjatë muajve të fundit.