Boks Sport

DEKLARATA TRONDITËSE/ Fury zbulon çfarë i tha GJYQTARI: Nëse rrëzohesh, NUK do ta…

Tyson Fury i shpëtoi rrëzimit në rundin e 12-të në meçin kundër Deontay Wilder, dhe tani ka zbuluar se çfarë i kishte thënë gjyqtari atij pasi u rrëzua.

Deontay Wilder e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni ËBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes. Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

 “U ngrita në këmbë, nuk e di se si. Kisha fjetur në dysheme. Ashtu ishte, isha i shtrirë në shpinën time. Papritmas i hapa sytë, u ngrita në këmbë, por ai më tha: ‘nëse rrëzohesh, nuk do ta ndaloj duelin’”, ka thënë Fury.

“Ai më tha: ‘Unë do të të them të shkosh në anën e djathtë, e pastaj në të majtën. Nëse mund ta bësh këtë, dhe më shiko në sy, je duke më thënë se je në rregull’. Ai më tha: ‘A je në rregull?’, unë i thashë: ‘Po’”.

Related posts

“KËRKOJ PËRQËNDRIM MAKSIMAL”/ Flet trajneri Lerda: Janë ndeshje shumë delikate, kampionati…

Delo.autor

FITORJA NDAJ MAN UNITED/ Klopp: Fabinho ka qenë i jashtëzakonshëm, luajti në…

Isa.Autor

Pallotta këshillon Milanin: Ja çfarë duhet të “vjedhin” kuqezinjtë nga unë

Isa.Autor

Leave a Comment