Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Klasike brenda Superklasikes, 10 Topa të Artë në River-Boca

Pas vendimit që finalja e dytë e Kupës së Libertadores të luhet të dielën në mbrëmje, në orën 20:30 në “Santiago Bernabeu”, River Plate dhe Boca Juniors po përgatiten që të lënë pas incidentet në dy shtyrjet radhazi, për t’i hapur udhë spektaklit.

Stadiumi i kryeqytetit spanjoll do të jetë i tejmbushur, ndërsa ka filluar edhe një ankand për çmimet e biletave, por e veçanta është se në tribunë do të jenë edhe 10 Topa të Artë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke bërë kështu një “Clasico brenda Superclasoco-s”.

Ylli portugez ka rezervuar biletat nëpërmjet presidentit të Reaslit të Madridit, Florentino Perez, ndërsa synon që me këtë udhëtim, të rivendosë marrëdhëniet e tendosura me ish skuadrën e tij dhe të urojë Modriçin për Topin e Artë që fitoi mbrëmjen e të hënës.

Nga ana tjetër, Messi ka prenotuar nëpërmjet Federatës Spanjolle, pasi ndonëse është fans i Newell’s Old Boys, nuk dëshiron të humbë Superklasiken e futbollit argjentinas, që do të përcaktojë edhe skuadrën më të mirë të kontinentit amerikano-latin.

Ronaldo është impenjuar të premten në kampionat, në sfidën Juventus-Inter, ndërsa Messi do të luajë të shtunën, ndaj të dielën të dy do të jenë pushim dhe të lirë për të udhëtuar drejt “Santiago Beranbeut” për të shijuar finalen e Kupës së Libertadores.

Related posts

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Lukaku mesazh të qartë Interit: Jam fans i Serie A, Conte është trajneri…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Napoli i frikshëm, mposht me “POKER” Atalantën

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK SEVILLA NË MERKATON E JANARIT/ Suso zbulon çfarë nuk funksionoi te Milani

Delo.autor

Leave a Comment