Futboll Premier League Sport

“MAGJISTARI PEP”/ Man City vendos REKORDIN E PABESUESHËM pas 125 vitesh

Manchester City vazhdon të “fluturojë”. Me fitoren e së martës, 2-1 ndaj Watford, e sheh veten me pesë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, në krye të renditjes së Premier League. Leroy Sane dhe Riyad Mahrez ishin autorët e dy golave për skuadrën e Pep Guardiolës. “Qytetarët” janë të pamposhtur deri më tani, pas 15 ndeshjeve kampionat, këtë sezon, kur kanë marrë 13 fitore dhe vetëm 2 barazime.

Dhe skuadra e Guardiolës po spikat me stilin e vet të lojës, duke shënuar 45 herë këtë sezon, ndërsa ka pësuar vetëm 7 gola. Golaverazhi +38 nuk është rekord në Premier League, por është më i miri i çdo ekipi aty në 125 vitet e fundit.

Ju duhet të ktheheni shumë pas në kohë, për të gjetur ekipin e fundit me një golaverazh kaq të mirë; pikërisht në sezonin 1892-1993. Asokohe, Sunderland regjistroi golaverazhin +39, përmes 15 ndeshjeve kampionat.

Tashmë. Manchester City kthehet në veprim të shtunën, me një përballje kundër Chelsea të vendit të tretë, që është 10 pikë mbas kampionëve në fuqi, por mund ta ngushtojë hendekun me një fitore ndaj Wolves, të mërkurën.

Related posts

Një ish-pornostare në bordin e ri drejtues të Ferrarit. Ja çfarë do të bëjë ajo

Sadik.Autor

PORTUGALI-AZERBAJXHAN/ Trajneri Santos i beson treshes së sulmit Silva, Silva dhe Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

Leave a Comment