Futboll Seria A Sport

PO TREGON KUALITET NË FUSHË/ Mbrojtësi i Juves me statistikat e një numri 10…

Joao Cancelo po kalon një start fantastik tek Juventus pasi iu bashkua Bardhezinjve në verë nga Valencia.

Mbrojtësi portugez luajti i huazuar tek Inter sezonin e kaluar, por Zikaltrit nuk e kanë blerë përfundimisht lojtarin për shkak se Valencia kërkonte 40 mln euro.

Një shifër që eventualisht u pagua nga Juventus dhe ai po vërteton se ia vlen çdo qindarkë.

Statistikat e Cancelo-s tregojnë se ai jo vetëm që është një mbrojtës krahu i mrekullueshëm, ai po tregon kualitete në çdo pozicion të fushës.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, Cancelo është në majë të renditjes me 2,9 driblime të suksesshme për ndeshje.

I vetmi mbrojtës në dhjetëshen më të mirë të Serie A. Për më tepër, askush nuk ka më tepër pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare.

Related posts

Asensio zbulon të ardhmen, zhgënjen Man Unitedin dhe Chelsean

Q.Autor

MUNDËN LIVERPOOLIN/ “Oreksi” i Serbëve zgjerohet, kërkojnë të befasojnë Napolin

Isa.Autor

“MË I MIRI NË BOTË ME FANELLËN “KUQEZI”/ Teo “fluturues”: Dua derbin dhe Champions, lyej flokët me stemën e Milan nëse…

Delo.autor

Leave a Comment