Në këtë klub aktivizohet edhe lojtari shqiptar, Enis Bardhi, i cili është mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij në mesin e fushës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, 23 vjeçari, me antë të një fotoje tregon se Levante renditet në vendin e 6-të dhe është në zonën e Europa League.
Në takimin e ardhshëm, e vlefshme për javën e 16-të të “La Liga-s”, Enis Bardhi me shokë do të presë në shtëpi Barcelonën. Katalanasit në sezonin e fundit janë mundur në këtë fushë, duke marrë edhe humbjen e parë në gjithë kalendarin e kampionatit për 2017-2018-të.