Europa League Futboll

HUMBJA NDAJ FRANKFURT/ Inzaghi: Skuadra bëri atë çfarë duhet, ne nuk e…

Simone Inzaghi mendon që Lazio “nuk e meritoj humbjen”, derisa sonte ata u mposhtën me rezultat 2-1 në Europa Ligë, derisa ai thotë që goli i dytë u shënua në offside.

Joaquin Correa shënoi golin e parë, por gjermanët e përmbysën rezultatin derisa kualifikohen në Europa Ligë me rekordin më të mirë, 6 ndeshje-6 fitore.

“Skuadra bëri atë çfarë duhet të bëj këtë mbrëmje dhe ne nuk e merituam të humbim. Jam i lumtur me shpirtin e skuadrës dhe përkushtimin, kështu që ashtu që sikurse nuk e merituam humbjen në Apollon Limassol nuk e merituam as këtu”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp.

“Nuk kishte ndërprerje kur ata e shënuan golin e parë. Goli i dytë ishte diku 30 metra pozitë jashtë loje”.

“Objektivi i jonë është të vazhdojmë rrugën në këtë garë. Ne e dimë që kemi përfunduar të dytët në grup dhe do të kemi short të vështirë në rrethin e 32 skuadrave më të mira, por është një garë e mrekullueshme dhe ne do të përpiqemi të shkojmë sa më lart”.

Related posts

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Milani mposht me përmbysje Fiorentina-n dhe vazhdon ndjekjen e rivalit në krye

Delo.autor

REALIZOHET DËSHIRA E VALVERDES/ Kolumbjani Jeison Murillo mbërrin në Barcelonë për vizitat mjekësore

Isa.Autor

Dedikimi rrëqethës i Piter Shmajkel për të birin: Vetëm pasi të na jenë tharë lotët…

Isa.Autor

Leave a Comment