Formula 1

RREZIKOHET BOTTAS/ Mercedes, Toto Wolff: Ky do të jetë piloti ynë pas një viti…

Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas janë dy pilotët e Mercedes për sezonin 2019 të Formula 1, por njëri prej tyre mund të hapë krahun në fund të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar shefi i makinës gjermane Toto Wolff, që tha se Mercedes synon të afrojë një pilot të ri në vitin 2020. Dhe i përzgjedhuri është Esteban Ocon. Dhe i rrezikuari pritet të jetë Valtteri Bottas.

“Ne nuk kemi humbur besimin tek asnjë nga pilotët, as te Valtteri, të cilin e mbështesim 100%. Nëse nuk do të kishim besim, do ta kishim larguar që tani, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Toto Wolff. Gjithsesi, shefi i Mercedes shprehet se vendimi përfundimtar do të merret verën e ardhshme, pasi do të shihet edhe paraqitja e vetë Ocon në pistë.

“Në fakt, ne kemi disa opsione për vitin 2020, ku mes tyre është edhe emri i Ocon. Por gjithçka do të varet edhe nga fakti se si do të paraqitet Bottas”, u shpreh Toto Wolff. I vetmi pilot i konfirmuar për vitin 2020 te Mercedes duket se është kampioni i botës Lewis Hamilton.

Related posts

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI NË F1/ Ross Brawn: Nëse një skuadër nuk lejohet të hyjë në një shtet prej epidemisë, gara…

Delo.autor

Formula 1/ Fernando Alonso është optimist për pistën e re

Sadik.Autor

Leave a Comment