Futboll Sport

SHKARKIMI NGA UNITED/ Mos u ÇUDISNI se nga cili klub vjen OFERTA e parë për Mourinhon

Dy ditë pasi Jose Mourinho u shkarkua nga detyra si trajner i Manchester United, shumë skuadra kanë nisur të mendojnë për shërbimet e tij.

Përveç Interit dhe Real Madridit që tashmë dihet se kanë një interes ndaj portugezit, lajme të reja vijnë edhe përtej oqeanit.

Vetëm pak ditë më parë, Nikolas Burdiso u emërua si drejtor sportiv i Boca Juniors dhe për të treguar se e ka merituar këtë rol në klub, ai ka nisur që të punojë për të siguruar shërbimet e teknikut portugez.

Humbja me River Plate në finalen e Kupës Libertadores bëri që trajneri i skuadrës të paraqiste dorëheqjen dhe drejtuesit po mendojnë për një pasues të denjë.

Nëse Mourinho pranon të marrë drejtimin e Bocës, ai do të ndihmohet nga njëri prej heronjve të tripletës me Interin, duke qenë se Cambiaso mund të bëhet ndihmës i tij në Argjentinë.

Në ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime të reja, megjithëse duket i vështirë si operacion për të ndodhur, pasi portugezi mund të synojë një klub të madh në Europë.

Related posts

​Barcelona nuk heq dorë, dëshiron transferimin e Angel Di Mara

Q.Autor

“DO TË UDHËTOJË DREJT…”/ Rokadë e trefishtë, largimi i Higuain zyrtarizon të ardhmen e dy sulmuesve të tjerë (FOTO)

F.autor

Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në

Q.Autor

Leave a Comment