Futboll Sport

“MUAJ I MALLKUAR”/ Shehit i përmendin dorëheqjen pas humbjes me Kamzën, ja reagimi i trajnerit të Skënderbeut

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, është shfaqur i mërzitur në intervistën e tij për “Supersport” pas humbjes me Kamzën, që është e katërt radhazi për korçarët.

Humbja e katërt radhazi, problem teknik apo psikologjik?

Mendoj se është muaj i mallkuar për ne. Na vjen keq që mundemi me gjysmë rasti.

E keni menduar dorëheqjen?

Nuk kam asgjë për të sqaruar. Çdo njeri ka të drejtë të mendoj. Them se është çështje që nuk ia vlen të diskutohet.

Ndikon që skuadra është e dënuar në Europë?

Nuk mendoj se është ai shkaku kryesor. Skuadra stërvitet dhe luan mirë. Nëse do ta kishin mirë nuk do të stërviteshin mirë. Në disa ndeshje nuk kemi pasur shpirt gare, ua thashë edhe çunave. Kemi ngërç psikologjik. Në fillim kishim besim, sidomos çunat e rinj. Ndoshta ana psikologjike është ajo që na ka dëmtuar.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes në formë, Ferrari në krizë pas testeve të para dimërore

Delo.autor

KAKA I RI tek Milani/ Drejtori i Flamengos shtang gjithçka: Duhen ende disa…

Isa.Autor

SHORTI I “EURO 2024″/ Ramadani shpreh dëshirat, kërkon dy ekipe “big”, por ëndrra e tij është e pamundur

F.autor

Leave a Comment