Formula 1

SHEFI I SKUADRËS MERCEDES/ Toto Wolff: Ndaj Hamilton ka shumë xhelozi, po e pengojnë të…

Lewis Hamilton mund të thyejë rekordin e 7 titujve kampionë bote në Formula 1 që ka Michael Schumacher. I këtij mendimi është Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, që beson se piloti britanik, që aktualisht numëron 5 tituj kampionë, mund të barazojë rekordin e ish-pilotit gjerman, madje ta kalojë atë. Por Wolff shprehet se përreth Hamilton ka shumë xhelozi, njerëz që e pengojnë ta arrijë këtë rekord të madh.

“Jo të gjithë i vlerësojnë arritjet e Hamilton, karrierën e tij. Kjo ndoshta ndodh nga që ai është ende aktiv dhe jo i pensionuar si Schumacher. Ndjejmë shumë negativitet karshi Lewis apo xhelozi nga njerëz që po e pengojnë në rrugën e tij. Michael ka qenë një kampion, i paarritshëm në stilin e tij, por rekordet mund të thyhen dhe Lewis mund t’ia dalë mbanë. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i dhënë makinën e duhur”, tha Toto Wolff.

Related posts

Bottas: Askush nuk është i pamposhtur edhe unë për titull

Q.Autor

BARAZON LEGJENDËN GJERMANE TË F1/ Hamilton: Dikur luaja duke përdorur emrin Schumacher, sot barazoj rekordet e tij

Delo.autor

DY HERË KAMPION BOTE/ Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ja për cilën skuderi do të garojë

Delo.autor

Leave a Comment