Futboll Seria A Sport

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Transferimi i Ronaldos ka qenë shumë i lehtë

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se ka qenë shumë e lehtë për kampionin italian ta transferojë Cristiano Ronaldon, për shkak se nuk i është dashur ta bindë fare portugezin.

Superylli portugez iu bashkua bardhezinjve këtë verë për 100 milionë euro, në një marrëveshje që habiti botën e futbollit.

Pati shumë skepticizëm kur Juventusi e bëri të qartë për herë të parë interesimin për Ronaldon, megjithatë në realitet transferimi i tij ka qenë i lehtë.

“Me Cristianon ka qenë shumë e lehtë sepse ai tashmë kishte vendosur të vinte në Juventus”, tha Paratici për Sky.

“Nuk ka pasur nevojë ta bindnim. Mendoj se diku kah 25 maji, pas finales së Ligës së Kampionëve, ai kishte vendosur. Ai kishte thënë: ‘Nëse bëhet fjalë për Juven, atëherë unë e dua vetëm Juven’”, shtoi ai.

“Kur u takuam me [agjentin Jorge] Mendesin për të folur për Joao Cancelon, ai më tha: ‘Nuk do ta besosh këtë, ama Cristiano dëshiron t’i bashkohet Juventusit’”, theksoi ai.

Related posts

ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro

Isa.Autor

TRANSFERIMI NË ITALI/ RONALDO mund të humbasë “FRONIN”, e rivalizon MESSI

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Shehi sposton mesfushorin në mbrojtje. Ja si pritet të luajnë “bardheblutë” kundër “shkodranëve”…

Delo.autor

Leave a Comment