Futboll Seria A Sport

KINEZËT KËRKJONË YLLIN E MILANIT/ “Kuqezinjtë” duan gati 3-fishin e shumës së shpenzuar

Në merkaton e janarit, Milan ka për qëllim që të përforcohet të paktën me një mesfushor dhe një sulmues në gjëndje të luajë sin ë roline pykës, ashtu edhe në atë të sulmuesit të dytë dhe nuk është e thënë që klubi kuqezi, për të qëndruar brenda kufijve të parametrave të Fair Play Financiar, të mos financojë blerjet e ardhshme nëpërmjet shitjes së futbollistëve që zotëron aktualisht. Një shitje e bujshme dhe po aq e papritur mund të jetë pikërisht ajo e Fabio Borini. Sulmuesi 27-vjeçar, ish-lojtar i Chelsea, Liverpool, dhe Sunderland në Premier League, sipas asaj që ka njoftuar redaksia e “Sport Mediaset”, mund të marrë shuëm shpejt rrugën drejt Super Ligës kineze.

Në fakt të interesuar për shërbimet e Borini, mësohet se janë drejtuesit e klubit kinez të Shenzhen, që janë të gatshëm të tundojnë numrin 11 të kuqezinjve të “Djallit” nëpërmjet një page të majme. Borini, jo plotësisht një zgjedhje e parë për trajnerin aktual të Milan, Gennaro Gattuso mund të largohet pas një viti e gjysmë të kaluar te kuqezinjtë, por klubi milanez nuk ka ndërmend të lëshojë futbollistin për asnjë shumë më të ulët se 15 milionë euro, ndonëse e bleu lojtarin rreth 6 milionë.

Related posts

(FOTO) Transferimi i Coutinhos tek Barcelona, reagon për herë të parë Salah

Q.Autor

Lamtumirë Chelsea, Morata befason me klubin e ri

Sadik.Autor

E BUJSHME/ RONALDO “heq dorë” nga Marcelo, në kërkim të një super ylli tjetër madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment