Futboll Seria A Sport

ISCO – JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” ka kuptuar skenarin e ri…

Allegri e dëshiron prej vitesh, nuk është mister. Ndërsa, Fabio Paratici e ndjek prej një jete. Isco është gjithmonë i pranishëm në mendimet e Juventusit, e megjithatë prej disa javësh, drejtuesit bardhezi kanë dashur që të hetojnë thellë në këtë situatë.

Sepse mes spanjollit dhe Real Madridit është prishur diçka: mund të jetë hera e mirë që ai të divorcohet nga galaktikët pas vitesh të tëra propozimesh, kërkesash, tentativash për të kaluar atë mur që Florentino Perez ka vendosur.

Kontaktet e reja mes Juventusit dhe agjentit të futbollistit, por edhe klubit madrilen, kanë nxjerrë në shesh të vërtetën: duhen të paktën 80/85 ml euro për ta marrë Iscon nga Reali dhe për ta çuar në Torino, gjatë verës. Sigurisht, e gjitha kjo duke tejkaluar trajnerin. Jo vetëm kaq, por Manchester City ka lëvizur me kohë dhe po përgatit parakalimin, pasi Guardiola është i çmendur pas spanjollit. Pra, City vrapon dhe kërkesat ekonomike janë të larta. Juventusi gjithashtu vrapon, por skenari tashmë është shumë më i vështirë.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ E pabesueshme në Ligue 1, ndeshja ndiqet nga një “jacuzzi”

Isa.Autor

Nga Seri te Julio Cesar/ Ja 20 transfertat më të ÇUDITSHME të të gjitha kohërave

Isa.Autor

GOL NË SEKONDAT E FUNDIT NË EUROPA LEAGUE/ Wolves lë me pasoja tifozin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment